Ne 1 Qershor 2017 lancuam te ashtu-quajturin “Sistemi I Biletave Nderkombetare te Autobusit www.autobus.al” nen niptin e Albmania Group, L12225021I, te regjistruar ne QKB nen “Ferjolt Ozuni Person Fizik”. Ishte dhe vazhdon te jete nje risi, nje sfide dhe nje sipermarrje e madhe per tregun Shqiptar – nje treg te pastrukturuar dhe plot problematika. Pavaresisht periudhes parapergatitore prej mese 1 viti ku u kryen kerkime, studim i mirefillte I tregut, takime dhe biseda me operatoret, duke pare e prekur nga afer cdo aspekt te kesaj veprimtarie, u perballem me problematika te medha, duke filluar nga keq-menaxhimi I tregut e duke perfunduar ne problematika ne aspektin ligjor e fiskal. Gjithsesi, me besim ne projektin tone dhe me angazhim maksimal, kemi punuar per te ecur perpara dhe per te nxjerre ne tregun nderkombetar te transportit te udhetareve edhe linjat qe ofrojne operatoret Shqiptare. Ne kete menyre, kemi arritur te kemi ne sistem:


• 17 operatore te transportit nderkombetar te udhetareve te cilet ofrojne linja nga Shqiperia drejt Greqise, Turqise, Maqedonise, Bullgarise, Kosoves, Italise dhe Gjermanise;
• Mbi 56 linja me orare dhe destinacione te ndryshme ne shtetet e siperpermendura;
• 6 Provider Nderkombetare te cilet ofrojne tashme biletat tona ne tregun boteror te biletave te autobusit
• Mbi 225 agjenci turistike dhe udhetimi ne te gjithe Shqiperine te cilat, nepermjet sistemit tone, ofrojne per klientet e tyre mbi 200 destinacione te ndryshme;
• 50.000+ bileta te gjeneruara nga sistemi;
• 1.5 Milion Euro tranzaksione ne sistem
• Udhetare nga 65+ Kombesi te ndryshme
• Mbi 50.000 Euro te tranzaksionuara me ane te shitjeve online me karta krediti

Nderkohe qe kemi punuar per te ngritur sadopak imazhin, punen, te ardhurat dhe funksionalitetet per sistemin, operatoret, agjencite dhe bashkepunetoret tane nderkombetare, jemi angazhuar dhe ne takime institucionale me institucionet pergjegjese per sektorin e transporteve, per te cuar perpara projektin e biletave elektronike per transportin nderkombetar. Ne kete menyre, gjate vitit te fundit kemi pasur takime me drejtuesit e Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, me ministren Zonjen Balluku dhe me Zv.Ministrin pergjegjes per Transportet, Zotin Shkreli; me drejtuesit e Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, z. Gonxhe dhe me nendrejtorin z. Haxhiu; me drejtuesit e Shoqates se Transportit Nderkombetar te Udhetareve; si dhe me operatoret e transportit nderkombetar te udhetareve te intresuar per sherbimin e Biletimit Elektronik per Transportin Nderkombetra te Udhetareve. Nga takimet tona kemi marre gadishmerine dhe angazhimin total te ketyre instancave per te cuar perpara kete projekt dhe per te lehtesuar, per te stabilizuar dhe per te cuar ne rrugen e duhur kete sektor me ane te biletimit elektronik. Edhe se nuk kemi ende asgje konkrete, jemi optimist qe me ndihmen e te gjithe aktoreve te perfshire, shume shpejt do te cojme edhe kete sektor drejt dixhitalizimit, si sektorin e fundit te mbetur me bileta manuale (dore) ne tregun Shqiptar. Theksojme ketu faktin qe prej shume vitesh tashme, transporti ajror dhe ai detar jane te dixhitalizuar dhe funksionojne lehtesisht online.
Per te mbeshtetur Biletimin Elektronik, ne kemi tashme gati modulin brenda sistemit tone i cili gjeneron bileta elektronike, dhe qe mund te aktivizohet vetem me nje klikim. Gjithashtu, kemi gati modulet per dergimin e listave te pasagjereve drejt Policise Kufitare Shqiptare, Doganes, Drejtorise se Tatimeve, Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, dhe cdo institucioni tjeter qe do kerkoje ligji i ardhshem.

Ashtu sic e kemi treguar ne keto 30 muaj bashke, ne jemi te hapur ndaj sygjerimeve te te gjithe bashkepunetoreve tane duke marre ne konsiderate te gjitha problematikat e shfaqura dhe duke optimizuar sistemin tone ne menyre te vazhdueshme. Prej lancimit te sistemit autobus.al, kemi azhornuar dhe optimizuar ate ne me shume se 18 raste te ndryshme duke sjelle funksionalitete te reja dhe duke siguruar nje pune te vazhdueshme dhe te sigurte per te gjithe.. Optimizimet dhe azhornimet vazhdojne ende dhe ne planet tona afatshkurtra dhe afatmesme kemi:


• Jemi ne diskutime me operatoret per te vendosur per shitje edhe biletat me nisje nga Greqia, Turqia, Maqedonia, etj drejt Shqiperise, dhe jo vetem me nisje nga Shqiperia;
• Ri-konceptimin e motorrit te kerkimit me qellim ofrimin e biletave vajtje-ardhje me date te percaktuar
• Ndertimi i modulit te faturimit elektronik automatik brenda sistemit
• Ndertimi i modulit te dokumentacionit brenda sistemit
• Ngarkimi i fidos me karte direkt ne sistem
• Ri-konceptim i disa moduleve te brendshme te sistemit
• Kalimi i gjithe sistemit ne platformen globale Google Cloud
• Ndertimi i aplikacionit mobile per sistemin.


Duke marre prasysh arritjet e deritanishme, duke u bazuar ne implikimin tone me institucione te ndryshme si dhe duke u bazuar ne planet tona per te ardhmen, jemi “detyruar” te regjistrojme ne QKR nje kompani te dedikuar per kete aktivitet, per te mos e implikuar me grupin ne te cilin gjendej deri tani dhe ku benin pjese disa brande te ndryshme. Keshtu, duke filluar nga 1 Janar 2020, sistemi do te funksionoje nen nje nipt te ri me keto te dhena:

Emertimi: autobus.al shpk
NIPT: L92228018L
Adresa: Rr. Arkitekt Kasemi, P. Hodo, K.1, Z.4, 1015, Tirane, Shqiperi
Administrator i Deleguar: Ferjolt Ozuni
Tel: +355 4 22 000 17
Email: sistemi@autobus.al

Certifikate Regjistrimi autobus.al SHPK

   Duke marre parasysh keto ndryshime, do te ndryshojne dhe numrat tane te llogarive, te cilat do tju komunikohen me email tek gjithesecili prej agjenteve dhe operatoreve te cilet gjenden te regjistruar ne sistemin tone. Ju lutemi te verifikoni email tuaj per komunikime te metejshme.

   Pervec te dhenave financiare, asgje tjeter nuk ndryshon ne sistem. Sistemi do te vazhdoje te funksionoje si perhere, me transparence dhe angazhim maksimal nga ana jone. Nderkohe do te intensifikojme edhe me shume punen tone per te shtuar bashkepunetore te tjere ne sistem dhe per te perfunduar projektin e Biletave Elektronike.

autobus.al - Vendosim Standarte per Industrine e Transportit Nderkombetar te Udhetareve