Nderkohe qe po pergatitemi per sezonin e larte te sektorit te transportit dhe industrise turistike ne pergjithesi, jemi krenar tju njoftojme se kemi nisur nje partneritet te ri me nje nga Provideret me te medhenj ne bote per bileta autobusi, BusBud. BusBud eshte nje nder aktoret me te rendesishem boteror te  biletave te autobusit online me seli qendrore ne Montreal, Kanada dhe me nje filial ne Stanboll, Turqi dhe operon ne mbi 80 shtete ku ka mbi 2.5 milion linja te ndryshme autobusesh nga mbi 3900 kompani (operatore) te ndryshme.

Harta e Shtrirjes BusBud

Tashme, pjese e kesaj shtrirjeje globale te BusBud jemi edhe ne te autobus.al bashke me te gjithe operatoret tane te cilet na kane besuar menaxhimin dhe shtrirjen e biznesit te tyre ne nivel global.

Me kete bashkepunim te ri ne i japim nje qasje totalisht te re, moderne dhe akoma me globale cdo operatori qe bashkepunon me ne ne kapacitet te plote. Tashme edhe linjat nga Shqiperia drejt Greqise, Italise, Gjermanise, Turqise, Kosoves, Bullgarise, Maqedonise, etj mund te rezervohen online ne te gjithe boten, gje qe ben nje zgjerim akoma me te madh te tregut dhe nje mundesi akoma me te madhe per rritjen e shitjeve te biletave nderkombetare te autobusit per te gjithe bashkepunetoret tane.

 autobus.al - Caktojme Standarte per Industrine e Transportit Nderkombetar te Udhetareve