Ne ditet e fundit te ketij viti ne konkretizuam bisedimet tona te vazhdueshme me nje nga operatoret e linjave te Gjermanise, ndaj deshirojme ti urojme mireseardhjen ne sistemin tone operatorit te mirenjohur Komatas Tours, operator ky qe eshte ne fushen e transportit nderkombetar te udhetareve per me shume se 2 dekada. Me kete operator ne sistem, linjat tona drejt Gjermanise behen 2 dhe shtohen alternativat per te gjithe te interesuarit. Duke filluar nga ky fundvit, Komatas Tours do te ofroje nepermjet www.autobus.al sherbimin e transportit te udhetareve ne linjen Shqiperi - Gjermani, me tranzit ne Mal te Zi dhe Kroaci ne itinerarin e afishuar (ne menyre informative) ne imazhin e meposhtem.

Bileta Autobusi Gjermani

Ashtu sic mund te vihet re dhe nga harta e mesiperme, linja kalon neper qytetet e Gjermanise me te kerkuara dhe nisjet nga Shqiperia behen per momentin, diten e premte nga Fieri, Lushnja, Rrogozhina, Kavaja, Durresi, Tirana, Fushe-Kruja, Laci, Lezha dhe Shkodra me destinacione si Mynih (Munchen), Ulm, Shtutgart (Stuttgart), Karlsruhe, Mannheim, Frankfurt, Keln (Koln), Dyseldorf (Dusseldorf), Dortmund, Bielefeld dhe Hannover. Duhet theksuar fakti qe kjo linje do te operoje per momentin vetem diten e premte dhe jemi ne pritje qe te kryhet te pakten edhe nje dite tjeter ne jave. Nderkohe, nisja nga Gjermania behet cdo te Marte. Pra, ju mund te rezervoni dhe te prisni bileta jo vetem me nisje nga Shqiperia drejt Gjermanise, por dhe me nisje nga Gjermani drejt Shqiperise.

Me shtimin e ketij operatori te ri dhe linjave te tij ne sistem, ne shtojme mbulimin tone ne Gjermani me sherbime cilesore dhe me bileta me cmime konkuruese ne treg.