Pas disa muajsh te mundimshem plot stres dhe siklete te shkaktuara prej pandemise boterore te virusit COVID-19, autobus.al ne bashkepunim me operatoret te cilat operojne me linja te ndryshme drejt Greqise, rinis pjeserisht udhetimet drejt vendit fqinj me disa linja. Udhetimet kane nisur nga dita e hene, 20 Korrik 2020, dhe do te kryhen ne kushte strikte sigurie per mbrojten dhe parandalimin e shperndarjes se virusit, duke mos lejuar asnje udhetar te hipe ne autobus pa pasur maske. Gjithashtu, bazuar ne vendimet e qeverise Shqiptare dhe asaj Greke, maska duhet mbajtur vene gjate gjithe udhetimit dhe qendrimit ne autobus. Personat te cilet do te shkelin kete rregull, do te detyrohen te zbresin nga autobusi dhe do te raportohen ne autoritetet perkatese Shqiptare apo Greke.

Edhe se udhetimet kane nisur, jo cdokush mund te udhetoje drejt vendit fqinj, Greqise. Per momentin lejohen te udhetojne VETEM:

🚍 shtetasit Greke ( me pasaporta Greke)
🚍 personat me karte speciale te identitetit "Homojenisti" ( Bashkekombasi)
🚍 personat me leje qendrimi Greke
🚍 personat me vendbanimin kryesor te tyre ne Greqi ose vendqendrim te zakonshem ne Greqi

Udhetari duhet te sigurohet qe ka dokumentat e nevojshme per te udhetuar perpara se te bleje bileten. Ne rastet se udhetari kthehet nga policia ne kufi, kompania nuk mban pergjegjesi.

Per detaje te metejshme rreth dokumentave qe duhen per te udhetuar dhe saktesise se tyre, ju sygjerojme te kontaktoni me Ambasaden e Republikes se Greqise ne Tirane.