Shqiperia ka nisur levizjen e lire dhe hapjen e kufijve tokesore duke filluar nga me shtetet e tjera duke filluar nga data 1 Qershor por kjo hapje nuk eshte ne reciprocitet te plote edhe me fqinjet tane. Kjo gje ka shkaktuar kaos ne pikat kufitare dhe radha te gjata per kalimin e tyre.

Duke pare situaten e krijuar ka reaguar Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, e cila ka shpjeguar se e pavaresisht se kufijte jane hapur nga qeveria jone, nuk ka ndodhur e njejta gje nga Italia, Greqia apo Maqedonia e Veriut.

Ne keto kushte, cdo shtetas shqiptar mund te futet ne Shqiperi nga pikat kufitare lidhese me keto shtete, por jo cdokush do te lejohet te futet ne Greqi, Itali apo Maqedonine e Veriut.

Krejt ndryshe ndodh ne pikat kufitare me Malin e Zi ku situata eshte normale dhe nga ku lejohet hyrja dhe dalja e qytetareve. E njejta gje ndodh me Kosoven, por me kushtin qe kush hyn andej duhet qe te qendroje per 7 dite ne karantine nese nuk kane nje konfirmim zyrtar brenda kater diteve te fundit se jane "negative" nga koronavirusi; pra, duhet te kete bere testin per COVID-19 gjate 4 diteve te fundit dhe rezultatet e testit ti kete me vete.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit shkruan se situata e kalimit kufitar eshte si me poshte:

Per Republiken e Italise, Greqise dhe Republiken e Maqedonise se Veriut nuk ka ndryshim te regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja per ne Shqiperi, por nuk lejohet hyrja per te gjithe udhetaret ne drejtim te ketyre vendeve, perveç atyre qe jane rezident apo qe kane ndjekur procedurat me Ministrine e Jashtme, si pergjate periudhes se pandemise.

Ne Republiken e Malit te Zi lejohen te hyjne pa asnje pengese dhe kufizim vetem qytetaret nga shtetet ne listen e miratuar nga ana e tyre (shtete te cilat kane shkallen e rasteve aktive te koronavirusit me pak se 25 per 100 000 banore), liste ne te cilen ben pjese edhe Republika e Shqiperise.

Per Republiken e Kosoves lejohen te hyjne te gjithe shtetasit, por ne qofte se nuk posedojne konfirmim zyrtar brenda nje afati kohor prej 4 ditesh qe jane “negativ” me COVID-19, atehere duhet te plotesojne formularin perkates per vetekarantinim per nje periudhe 7-ditore, ndersa kamionet duhet t’i nenshtrohen procesit te dezinfektimit para se te hyjne ne territorin kosovar.