getByBus, nje nga agregatoret me te medhenj dhe me me emer boteror te biletave te autobusit, tashme ofron per shitje ne sistemin e tyre dhe ne sistemet e gjithe bashkepunetoreve te tyre te gjitha linjat te cilat gjenden ne sistemin tone. Pas nje pune intensive dhe pas shume diskutimesh mes drejtuesve te autobus.al shpk dhe kompanise qe qendron pas brandit getByBus, u arrit nenshkrimi i nje marreveshjeje afatgjate bashkepunimi ku kompania getByBus do te ofroje per shitje globale te gjitha linjat e operatoreve te kontraktuar nga autobus.al.

GetByBus

Diskutimet te cilat nisen ne Nentor te 2019-es paten si rezultat nenshkrimin e nje kontrate bashkepunimi mes kompanise se mirenjohur getByBus dhe autobus.al shpk. Pas rreth 2 muajve pune intensive per implementimin e sherbimeve tona ne sistemin e tyre, stafi i getByBus arriti te nxjerre online te gjitha linjat tona.

Me nenshkrimin e kesaj marrveshjeje te re, operatoret tane do te kene privilegjin unik te jene te publikuar ne disa dhjetra website te tjera nderkombetare dhe biletat e tyre te jene te dukshme dhe te vlefshme per kedo qe eshte i interesuar dhe viziton ato website. Ne kete menyre, mundesite per shtimin e klienteles dhe pasagjereve jane edhe me te medha se me pare.

getByBus Bileta Tirane - Selanik

Kjo marreveshje tregon edhe nje here seriozitetin dhe angazhimin tone ne mbajtjen e premtimeve ndaj cdo bashkepunetori, si dhe angazhimin tone maksimal per maksimizimin e te ardhurave per cdo udhetim te operatoreve qe bashkepunojne me ne. Ne, autobus.al, jemi gjate gjithe kohes aktiv ne tregun nderkombetar te biletave te autobusit dhe bashkepunime te reja jane ne diskutim dhe/apo implementim.

autobus.al - Vendosim Standarte per Industrine e Transportit Nderkombetar te Udhetareve