Ashtu sic dhe kishim njoftuar disa jave me pare, prej dites se sotme, bashkepunimi yne me nje prej providerave dhe agregatoreve me te medhenj Europian, BusRadar, hyri ne fuqi. Nga sot, te gjitha linjat dhe operatoret tane shfaqen dhe jane gati per shitje ne nje prej sistemeve me te medha Europiane dhe boterore, per shitjen e biletave te autobusit. Ky eshte nje avantazh  i madh per operatoret te cilet bashkepunojne me ne, duke qene se ata behen me te dukshem, zgjerojne tregun, dhe automatikisht, edhe klientelen e tyre.

undefined

Me kete bashkepunim te ri ne vertetojme edhe nje here angazhimin tone per te cuar perpara kete projekt ambicioz dhe mbajme premtimet tona ndaj te gjithe bashkepunetoreve tane ne sektorin e transportit nderkombetar te udhetareve. Ne te njejten kohe, tregojme edhe skeptikeve qe edhe nje kompani shqiptare mund te hyje ne tregun nderkombetar te transportit te udhetareve, duke u bere pararoje e te gjithe partnereve qe e mbeshteten ne fillimet e veta, dhe duke i promovuar ata me cdo mundesi qe jepet. Ne kete kontekst, te gjithe operatoret te cilet bashkepunojne me ne, perfitojne falas nga keto bashkepunime nderkombetare ne te cilat ne jemi implikuar, kemi realizuar e do te realizojme ne te ardhmen.

Ne ditet ne vazhdim, bashkepunimeve tona nderkombetare pritet ti shtohet edhe nje tjeter bashkepunetor i cili eshte nder providerat me te medhenj boteror.

autobus.al - Caktojme Standarte per Industrine e Transportit Nderkombetar te Udhetareve