Ashtu sic edhe e dini, autobus.al eshte pjese e Albmania Group, nje kompani multi-brand e cila operon ne tregun shqiptar prej vitit 2011 me sherbime te ndryshme - kryesisht teknologjike, informatike dhe turistike. Duke qene se autobus.al eshte nje sistem i cili kombinon efektivitetin e teknologjise me shitjen e biletave nderkombetare te autobusit, na shtyu qe te perdorim dhe shfrytezojme teknologjine ne te gjitha operacione tona te tjera te perditshme, ndaj dhej u drejtuam Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve me nje kerkese per te na autorizuar per perdorimin e faturave tatimore elektronike te leshuara nga vete ne. Dhe, fale besueshmerise qe kemi ne treg dhe ne sistemin fiskal shqiptar, DPT, ne date 18.7.2018 autorizon subjektin "Albmania Group" (i regjistruar si Person Fizik Ferjolt Ozuni) me NUIS L12225021I te leshoje fatura tatimore kompjuterike gjate gjithe aktivitetit te brandeve brenda kompanise.

Kjo levizje e jona i paraprin edhe levizjeve te tjera ne raport me bashkepunimin e suksesshem qe kemi me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve si dhe me Drejtorine Rajonale te Tatimeve Tirane te cilat do te lehtesojne dhe automatizojne edhe me shume punen tone te perditshme, por edhe te bashkepunetoreve tane.

Na vizitoni here pas here per te pare te rejat e fundit dhe risite qe sjellin ne treg.