Kur nisem kete rrugetim pakkush na besoi, pakkush besoi tek projekti, pakkush mendoi se do ja dilnim. Sot ne bejme plot 1 vit me nje nga projektet me ambicioze ne tregun shqiptar nder vite, ne nje nga sektoret me informal dhe me problematik te ekonomise shqiptare. Ndertuam nje sistem bazuar ne nje ide dhe ne nje enderr qe shumepak do ta merrnin iniciativen te investonin per shkak te paragjykimeve dhe per shkak te faktit qe "shqiptari e do fitimin p bere investimin". Investuam, besuam ne investimin tone, rezistuam "brezit te pare" te berrylave dhe sulmeve dhe arritem qe ne diten e sotme te kemi nje produkt final te konsoliduar me nje grup sherbimesh unik ne llojin e vet ne tregun rajonal, kjo fale dhe bashkepunetoreve tane te dukshem e te padukshem, publik dhe jo-publik.

Por si nisi i gjithe ky rrugetim?
Mendojme se eshte momenti i duhur per te treguar fillesen e projektit tone dhe rrugetimin e deritanishem. Duke qene te implikuar ne sektorin e turizmit nder vite, kishim hasur gjithmone probleme ne gjetjen ne kohe reale te informacioneve, cmimeve, orareve, itinerareve te linjave nderkombetare te autobusit, pasi ky sektor ne Shqiperi ka qene gjithmone shume informal dhe gjithkush nga aktoret e ketij sektori vepronte ne menyre individuale dhe te pavarur, ne menyre kundershtuese dhe aspak bashkepunuese me njeri-tjetrin. Ketu lindi ideja dhe nevoja per te bashkuar, mbledhur dhe centralizuar sa me shume informacione rreth operatoreve ne treg, duke i bere te dukshem te gjithe keta operatore ne syte e gjithe te interesuarve, qofshin keta udhetare apo agjenci turistike e rishitese. Pas nje studimi tregu prej me shume se 1 viti, arritem te finalizojme nje plan biznesi te mirekonceptuar dhe te strukturuar ne disa etapa - dhe ne dat 1 qershor 2017 dolem ne treg publikisht. Pa shume ceremoni, pa shume fishekzjarre, por me shume pune e perulesi per punen, u ngritem dite pas dite e muaj pas muaji, duke vene ne zbatim me perpikmeri te plote planin tone - pavaresisht pengesave qe kemi hasur, pavaresisht sulmeve te njepasnjeshme nga individe apo grup individesh te ndryshem.

Realizimi i nje enderre me syte hapur
Si cdo gje e re, edhe projekti yne u pa me shume skepticizem nga shumekush dhe ishin te paketata qe besuan tek ne. Gjithashtu, ka pasur dhe plot momente kur investimi yne eshte kercenuar ne forma dhe menyr te ndryshme nga individe apo perfaqesues kompanish te ndryshme, me pretekse nga me idjotet dhe me qellime nga me te uletit. Ne, me perulesine ndaj investimit, biznesit dhe planit, vazhduam te ecim perpara duke pasur gjithmone syte tek drita ne fund te erresires fallco te krijuar nga zhurmues te jashtem - dhe fale punes se pareshtur dhe mbeshtetjes se personave dhe kompanive te ndryshme, arritem te rezistojme dhe te ngrihemi dita-dites. Ketu, duhet te falenderojme per mbeshtetjen e pareshtur te Erion Stefo, Ina Gjezi dhe operatorit te transportit nderkombetar te udhetareve Skenderbeu SHPK - posedues i brandeve Alvavel, Ese, Skenderbeu dhe Alpar per Shqiperine; Altin Nuri dhe operatorit Alb-Trans shpk si dhe Ledio Sali dhe firmes ligjore S&H Consulting.

Ku jemi tani
Sot ne numerojme 8 Operatore aktiv te transportit nderkombetar te udhetareve te cilet operojne rreth 30 linja nderkombetare drejt Greqise, Turqise, Gjermanise, Italise apo Bullgarise ne mbi 1800 kombinacione destinacionesh, oresh dhe ditesh te ndryshme, kombinacione keto qe mund te rezervohen dhe paguhen nga udhetaret dhe/apo agjencite turistike per klientet e tyre nepermjet transfertave bankare apo pageses me karta krediti dhe debiti nepermjet Paypal. Me te gjitha lehtesite e ofruara per te gjithe te interesuarit, kemi bere te mundur gjenerimin e mbi 16.000 biletash elektronike per agjencite dhe udhetaret tane.

Plani afatshkurter
Stafi yne eshte gjate gjithe kohes ne ndihme te bashkepunetoreve tane duke marre parasysh cdo kerkese, ankese apo sygjerim qe ata kane per menyren e funksionimit te sistemit apo per periresimin e tij. Keshtu kemi arritur deri ketu ku jemi, dhe po keshtu deshirojme te vazhdojme dhe me tutje, ndaj, duke degjuar zerin tuaj, kemi nisur punen per implementimin e sistemit te pagesave me karte krediti nepermjet bankes Shqiptare me prestigjoze, BKT, implementim ky qe pritet te perfundoje dhe te jete online deri ne fund te muajit korrik. Gjithashtu, jemi duke permiresuar sistemin dhe duke lehtesuar shume nga proceset dhe procedurat e kerkuara per rezervimin dhe blerjen e nje bilete autobusi si dhe jemi ne proces implementimi apo diskutimi kontraktual per implementimin e sistemit tone brenda sistemeve nderkombetare sic jane BucTicket4.me, GetByBus, GoEuro, buseurope, CheckMyBus, busbud, FlixBus, etj. Pertej pjeses se bashkepunimeve nderkombetare, synimi yne eshte shtimi i linjave te reja dhe destinacioneve te reja ne sistem duke nisur apo konkretizuar bisedimet qe kemi me disa prej operatoreve te rendesishem te tregut shqiptar te cilet nuk jane ende pjese e sistemit tone - dhe jemi shume optimist per menyren se si po shkojne bisedimet si dhe per potencialin qe sistemi yne po tregon.

Ashtu sic dhe ndoshta e keni pare gjate ketij viti qe jemi ne treg, ne jemi te hapur per bisedime, diskutime apo bashkepunime te reja me kedo qe ka interesin dhe deshiren e mire per te punuar ne menyre serioze, korrekte dhe ligjore, ndaj dhe ne bejme te pamunduren per te permbushur te gjitha nevojat apo kerkesat qe mund te kene partneret dhe bashkepunetoret tane - qofshin keta operatore, agjenci turistike, agjent shitjesh, apo dhe kliente tane te drejtperdrejte. Kemi qene dhe do vazhdojme te mbetemi te dedikuar ne punen tone dhe ne detyrat tona, ndaj dhe garantojme cilesine ne sherbimet qe ofrojme, si dhe permbushjen e te gjitha obligimeve tona.

Duke ju falenderuar te gjitheve ju, mbeshtetesve tane por dhe kritikeve tane, per kete vit plot sfida por te suksesshem, shpresojme te ecim krah njeri-tjetrit per nje kohe sa me te gjate.